Aktualitet

Alibeaj akuza Nikollës: Po na përçani artificialisht me Kosovën!

Shkruar nga Liberale
Alibeaj akuza Nikollës: Po na përçani artificialisht me

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën se gënjën, sa i përket projektrezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë të paraqitur nga PD-ja.

DEBATI:

Alibeaj: Sapo gënjeve, ndjese që po ta them. Ka një pr.rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj. Ka një pr.rezolutë tjetër që ngjan si dy pika ujë. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën. Ishim në Komision, e prezantova, e gjeta dhe gjuhën me Sheun. Duhet të kishim seancë që në 27. Me alibi të tilla zonjë nuk mund të shtyhesh. Ju thatë; Kosova nuk mund të na ndajë. Ju p bëheni shkak për ndarjen artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetues , të rregullores që një pr.rezolutë ta kalosh jo vetëm në konferencë, por ta sjellësh në seancë. Të gjithë, burra dhe gra, të diskutojnë gjenocidin serb në Kosovë. Ju është bërë ky togfjalësh dhe i largoheni si djalli nga temjani. Nuk i shmangeni dot. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim, e keni detyrim tani. Ja ku jeni të gjithë. Të gjithë përgjërohemi për çështjen e Kosovës. Është detyrim, e para politike dhe institucional, për ta diskutuar atë pr.rezolutë.

Nikolla: Tërhiqeni fjalën pas; gënjen! Se sapo e identifikuat që janë dy pr.rezultuta për të njëjtën çështje. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 dhe thuhet qartë; këto pr.rezoluta do të diskutohen në Komisionin e Jashtëm. Në komision nuk është arritur konsensus. Mu drejtove me fjalën gënjen dhe dua t’u sqaroj juve dhe të tjerët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH