Aktualitet

Albin Kurti në Tetovë flet për raportet e fundit me Edi Ramën: Të mira dhe korrekte, por kemi edhe mospajtime

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti në Tetovë flet për raportet e fundit me Edi

Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur të mirat dhe korrekte, raportet e tij me homologun shqiptar, Edi Rama, me gjithë rezervat që ka për zhvillimet e fundit politike mes tyre.

 

Gjatë një vizite në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut, Kurti shprehu keqardhje për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive në qershor.

Mbledhja parashikonte firmosjen e disa marrëveshjeve dypalëshe.

"U përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne bëmë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina," tha Kurti.

Kryeministri kosovar tha se kritikat që apo homologu Rama i drejtojnë njëri-tjetrit janë pjesë e demokracisë dhe duhet të jenë konstruktive.

Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive tona institucionale, por edhe politike e kombëtare, por kjo s'do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë,” shtoi kryeministri i Kosovës.

Në lidhje me vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se nuk ndodhet aty për qëllime partiake, por kombëtare.

Kjo vizitë është për të mirën e të dy shteteve tona, është për të mirën e qytetarëve në të dy anët e kufirit në mënyrë që ata të jenë përfituesit e neve politikanëve që mbajnë funksione e kryejmë aktivitete,” tha Kurti.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH