Aktualitet

Aksidentohet autoboti me naftë dhe i vë flakën gjithë lagjes, largohen banorët

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet autoboti me naftë dhe i vë flakën gjithë

Një zjarr i madh u regjistrua në një qytet në qendër të Meksikës, pasi një autobus me karburant u aksidentua ndërsa kalonte shinat e trenit. Ai shpërtheu në flakë, ndërsa zjarri u përhap në dhjetëra shtëpi dhe makina të parkuara.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Aguascalientes, detyroi mijëra qytetarë të evakuoheshin me shpejtësi dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Ekipet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën t’iu vinin në ndihmë të paktën 12 banorëve që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre si pasojë e flakëve dhe tymit.

Drejtuesi i kamionit është arrestuar, ndërkohë që ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH