Aktualitet

Aksidenti tragjik i merr jetën 28-vjeçares shqiptare në Greqi, detajet e para

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik i merr jetën 28-vjeçares shqiptare në Greqi,

Një 28-vjeçare shqiptare ka vdekur pas një aksidenti tragjik në Greqi.

Mediat raportojnë se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën kombëtare Athinë-Korinth.

Ajo ka qenë pasagjere e një motori që është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçarja shqiptare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motorit, shtetas grek ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga policia dhe është arrestuar.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH