Aktualitet

Aksident tek “Rruga e Kavajës”, këmbësori dërgohet në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident tek “Rruga e Kavajës”, këmbësori

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur një këmbësor. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E.Z., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin me inicialet H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH