Një aksident ka ndodhur tek mbikalimi i Milotit paraditen e sotme, ku ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se një mjet tip “Mercedez benz” është përplasur me një trajler dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës.
Mendohet se shkak për aksidentin është bërë lagshtia për shkak të rreshjeve të shumta. /Gazeta Liberale