Aktualitet

Aksident në Shijak, humbin jetën 2 persona

Shkruar nga Liberale
Aksident në Shijak, humbin jetën 2 persona

Dy mjete janë përfshirë ditën e sotme në një aksident me pasojë vdekjen e dy personave në Shijak.

Sipas njoftimit të policisë një mjet i tipit Benz me drejtues një 44-vjeçar me iniciale M.T është përplasur me një makinë gjithashtu të tipit Benz i drejtuar nga 41-vjeçari me iniciale N.H.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH