Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje.
Drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” me targa AA 273 X J, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e trafik-ndarëses duke u përmbysur në mes të autostradës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa drejtuesi i mjetit është identifikuar si 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit Kejsi Çela ka marrë vetëm lëndime të lehta.
Policia sakaq dyshon se shkak mund të jetë bërë humbja e vëmendjes nga ana e 32-vjeçarit dhe kalimi i shpejtësisë së lejuar në këtë rrugë.