Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, 37-vjeçari transportohet urgjentisht në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Vlorë, 37-vjeçari transportohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku si pasojë një person ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, ku një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 59 vjeç është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin me inicialet E. C., 37 vjeç.

“Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH