
Policia ka vënë në pranga një të ri, i cili dhunoi dhe abuzoi seksualisht me të dashurën, pa dëshirën e saj. Vajza 21-vjeçareka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Nr. 3.
Në njoftimin për mediat, blutë e kryeqytetit bënë me dije se kanë arrestuar shtetasin me inicialet I. I., 24 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bregu i Lumit”, e sipas bluve, i riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.