Tetë deputetë demokratë janë përjashtuar për dhjetë ditë nga pjesëmarrja në komisione parlamentare.
Kërkesa është bërë nga shtatë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Deputetët e përjashtuar janë: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Tritan Shehu.
Kujtojmë se, këta deputetët u përjashtuan edhe nga Kuvendi për dhjetë ditë, pasi sipas socialistëve kanë penguar zhvillimet gjatë seancave plenare.