Aktualitet

DY OPSIONE për vitin 2024, zbardhet plani i qeverisë për 700 mijë pensionistë (që të tërheqin pensionin në bankë)

Shkruar nga Liberale
DY OPSIONE për vitin 2024, zbardhet plani i qeverisë për 700

Marrja e pensioneve në bankë për qindra mijëra pensionistë është një risi që mund të bëhet realitet në vitin 2024 për rreth 700 mijë pensionistë.

Marrja e çensionit në postë ose në dorë mund të bëhet pjesë e së shkuarës nëse qeveria vijon me planin e saj për pajisen me karta bankare.

Kjo mund të ndodhë sipas dy skenarëve. Qeveria miratoi ligjin për zerimin e tarifave për llogaritë e shërbimeve fizike.

Kjo i mundëson çdo pensionisti me një kartë të bëjë veprime pa komisione. Bankat kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv për nismën në mënyrë që të zgjerohet shërbimi financiar tek të gjitha shtresat e margjinalizuara. Për ekspertët kjo do të ndihmonte bankat në likuiditet.

Skenari i dytë për dhënien e pensioneve me kartë është reformimi i Postës Shqiptare, institucioni ku aktualisht marrin pensionin 95% e të gjithë përfituesve.

Konkretisht është planifikuar një fond për blerje ATM-sh për institucionin si dhe tre koordinatorë janë caktuar nga qeveria me synim transformimin. Në këtë mënyrë Posta Shqiptare do kthehej në një institucion të mirëfilltë financiar.

Synimi është zvogëlimi i parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e transaksioneve online marrë parasysh fondin e madh prej mesatarisht 80 miliardë lekësh çdo muaj që kalon për pensionistët. Konkurrenca mes sektorit privat dhe shtetëror në këtë aspekt do sillte zhvillime pozitive për pensionistët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH