
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të mabjë këtë të mërkurë një fjalim në Parlamentin Evropian.
Ky do të jetë fjalimi i dytë i një lideri nga Kosova që i drejtohet këtij institucioni. I pari ka qenë ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili foli në PE në vitin 1998 kur mori çmimin Saharov.
Osmani nuk e ka lajmëruar aryen e fjalimit të saj në PE, por thotë se do "ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë".
“Në vitin 1998, Presidenti Rugova, si fitues i çmimit Sakharov, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vite pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë si dhe për rrugëtimin tonë evropian”, ka shkruar Osmani.