Aktualitet

20 librat me kujtimet e autorëve, më me ndikim të të gjitha kohërave!

Shkruar nga Liberale

"Memoir" ose në shqip "kujtime" është një zhanër i gjerë. Nuk është një biografi, historia e jetës së një personi të treguar nga dikush tjetër apo një autobiografi, por një person që tregon historinë e jetës së tij.

"Memoir" tregon historinë e një kohe specifike, teme ose përvoje të jetës së një personi. Është një meditim i thellë mbi diçka, psh., si të rritesh i varfër, ose të kesh një sëmundje mendore, ose të jetosh Amerikën raciste.

Ky lloj zhaneri ka evoluar me kalim e kohës. Këtu mund të përmendim, Ernest Hemingway që shkruante për jetën e tij në Paris apo poeten Mary Karr që kujtonte fëmijërinë e saj, me një prind alkoolik, "Ditari i Anne Frank-ut", ose "Ëndrrat e Barack Obamës".

Shumë nga këto kujtime u kthyen në filma dhe u bënë ikona kulturore. Libra si "Eat Pray Love" nga Elizabeth Gilbert apo "Is Everyone Hanging Out Without Me" nga Mindy Kaling.

LIBRAT MË INFLUENCUES ME KUJTIME: 

  • "Hiri i Anxhelës" nga Frank Mccourt

Një nga librat me kujtime më të njohura të të gjitha kohërave është "Hiri i Anxhelës". Është historia e fëmijërisë së Frank McCourt-it, i cili u rrit mes varfërisë në Irlandë. Përshkruan vuajtjet e nënës së tij, e cila nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët, sepse babai i shpenzon të gjitha të ardhurat për alkool. Por jo gjithçka duket kaq keq. Babai e shtyn drejt pasionit për historitë, teksa i tregon përralla për engjëjt dhe shpëtimtarët. Kujtimet u përshtatën në film në 1999 dhe në një muzikal skenik irlandez në 2017.

https://www.amazon.com/gp/product/068484267X/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=068484267X

  • "Të bëhesh" nga Michelle Obama 

Libri sjell kujtimet e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, Michelle Obama e cila theu të gjitha llojet e rekordeve brenda disa javësh nga publikimi i tij në vitin 2018. "Të bëhesh" është libri me kujtime, më i shitura i të gjitha kohërave. Historia e saj është një frymëzim për këdo i madh apo i vogël.

https://www.amazon.com/gp/product/1524763136/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=1524763136

  • "I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër" nga George Orwell

George Orwell na çon në një udhëtim përmes varfërisë në Paris dhe Londër, ku ai takon lloj-lloj njerëzish që përpiqen t'ia dalin mbanë. "I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër" është një vështrim i ashpër ndaj dështimeve të një shoqërie që e vendos gjithë vlerën e saj në para.

https://www.amazon.com/gp/product/015626224X/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=015626224X

  • “I edukuar” nga Tara Westover

Kujtimet e Tara Westover tronditën botën, kur u publikuan në vitin 2018 dhe që atëherë ka kaluar më shumë se 125 javë në listën e librave më të shitur të "New York Times". Në një kohë kur shumë njerëz kishin humbur besimin te demokracia, "I edukuar" hedh dritë mbi atë që mund të ndodhë në komunitetet e izoluara. Westover u rrit dhe u shkollua në shtëpi deri në moshën 17 vjeç. Ajo vendosi të studionte fort për provimet e pranimit në kolegj dhe sapo kjo ndodhi, u hap e gjithë bota e saj.

https://www.amazon.com/gp/product/0399590528/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0399590528

  • Fun Home nga Alison Bechdel

Babai i Alison Bechdel drejtonte një shtëpi funerali, të cilën familja e tyre e quajti "Fun Home". Në libër, Bechdel tregon marrëdhënien e ndërlikuar me babanë e saj. Në kolegj, ajo kuptoi se ishte lesbike dhe shumë shpejt zbuloi se, babai i saj ishte homoseksual. "Fun Home" u shndërrua në një muzikal i cili fitoi çmimin "Tony" në vitin 2015.

https://www.amazon.com/gp/product/0618871713/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0618871713

  • "Kështjella prej xhami" nga Jeannette Walls

Libri tregon historinë e jetës së Jeanette Walls, me një baba të alkoolizuar dhe një nënë kokëfortë. Duke lëvizur nga një shtëpi në një shtëpi dhe nga një shtet në një shtet tjetër. "Kështjella prej xhami" është një nga librat me kujtimet më të njohura dhe më me ndikim të dekadave të fundit. Në vitin 2017, ai u bë një film artistik me Brie Larson në rolin e Jeanette.

https://www.amazon.com/gp/product/074324754X/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=074324754X

  • "Unë jam Malala" nga Malala Yousafzai

Historia e Malala Yousafzai është e paharrueshme. Ishte 15 vjeç kur, ajo u qëllua nga talebanët në autobus, teksa po kthehej nga shkolla, sepse kishte guximin të ngrihej për të drejtën e saj për arsimim. Pasi u shërua, ajo ndau historinë e saj duke u bërë një simbol global i protestës paqësore dhe fituesja më e re e "Çmimit Nobel për Paqe".

https://www.amazon.com/gp/product/0316322423/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0316322423

 

  • "Unë e di pse këndon zogu në kafaz" nga Maya Angelou

Historia e saj është poetike, e fuqishme, shpresëdhënëse dhe e dhimbshme. Ajo dhe vëllai i saj u dërguan të jetonin me gjyshen e tyre kur ishin fëmijë, duke u ndjerë të braktisur nga nëna e tyre, shto racizmin dhe abuzimin amerikan. "Unë e di pse këndon zogu në kafaz" është një nga librat më prekës.

https://www.amazon.com/gp/product/0345514408/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0345514408

  • "Kitchen confidential" nga Anthony Bourdain

Shefi i kuzhinës, Anthony Bourdain tregon të gjitha sekretet që mësoi gjatë 25 viteve të punës në tregtinë e kuzhinës, e cila ishte e mbushur me seks, drogë dhe dramë. Libri është një zgjerim i esesë së tij të vitit 1999 në New Yorker, "Mos hani përpara se ta lexoni këtë". Bourdain tha se ai ishte frymëzuar nga Orwell's "I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër".

 

  • "Know my name" nga Chanel Miller

Chanel Miller me "Know my name" tregon historinë e saj pikëlluese. Libri me kujtime është pa dyshim një nga më influencuesit. Ai kaloi shumë javë në lista të ndryshme bestseller dhe fitoi "Çmimin Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit 2019 për autobiografi".

https://www.amazon.com/gp/product/0241428297/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0241428297

  • "Men we reaped" nga Jesmyn Ward

Gjatë pesë viteve, Jesmyn Ward humbi pesë burra në jetën e saj nga droga, aksidente dhe vetëvrasje. Mes vuajtjes, ajo filloi të kuptonte se, cili ishte filli i gjithë kësaje. "Të jetosh në varfëri, në një vend racist ka koston e vetë" mendoi ajo. "Men we reaped" fitoi çmimin "Chicago Tribune Heartland" në vitin 2014.

https://www.amazon.com/gp/product/1608197654/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=1608197654

  • "Negroland" nga Margo Jefferson

Margo Jefferson u rrit në mesin e elitës së afroamerikanëve, ku të gjithë u distancuan nga të bardhët, por edhe nga afroamerikanët, që nuk i përkisnin komunitetit të tyre. "Negroland" është këndvështrimi i saj për racën, seksin dhe kulturën amerikane në një botë plot kontradikta. Negroland fitoi Çmimin Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit dhe Çmimin Chicago Tribune Heartland në vitin 2016.

https://www.amazon.com/gp/product/0307473430/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0307473430

  • "Nata" nga Elie Wiesel 

Elie Wiesel ishte adoleshent kur ai dhe familja e tij u internuan në kampin e përqendrimit në Aushvic. Libri është përkthyer në 30 gjuhë dhe është një nga veprat më ikonike të letërsisë së Holokaustit.

https://www.amazon.com/gp/product/0374500010/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0374500010

  • "Persepolis" nga Marjane Satrapi

E rritur në Iran gjatë Revolucionit Islamik, Marjane Satrapi përjetoi efektet e luftës dhe represionit politik. Rrobat e saj, muzika dhe interesat e saj kontrolloheshin nga prindërit për të shmangur telashet. Libri "Persepolis" është ndaluar disa herë në shkolla.

https://www.amazon.com/gp/product/037571457X/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=037571457X

  • "Prozac Nation" nga Elizabeth Wurtzel

"Prozac Nation" është një nga librat me kujtime më me ndikim për sëmundjet mendore. Elizabeth Wurtzel i tregon të gjitha në kujtimet e saj plot terapi dhe përpjekje për vetëvrasje. Libri u shndërrua në film në vitin 2001 me aktorët Christina Ricci dhe Jason Biggs.

https://www.amazon.com/gp/product/0544960092/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0544960092

  • "Të lexosh Lolitën në Teheran" nga Azar Nafisi

Azar Nafisi sillte shtatë nga studentet e saj femra në shtëpinë e saj çdo javë për të lexuar klasikët e ndaluar perëndimorë. Këto gra u mblodhën, hoqën mbulesat e tyre dhe e gjetën veten në fjalët e shkrimtarëve si Vladimir Nabokov, Jane Austen dhe F. Scott Fitzgerald. "Të lexosh Lolitën në Teheran" është historia prekëse e këtyre grave dhe rezistencës së tyre. Ai kaloi mbi 100 javë në listën e librave më të shitur të "New York Times" dhe është përkthyer në 32 gjuhë.

https://www.amazon.com/gp/product/0812979303/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0812979303

 

  • "Running with scissors" nga Augusten Burroughs

Augusten Burroughs ishte 12 vjeç kur nëna e tij poete e dërgoi të jetonte me psikiatrin e saj. Atje, ai u strehua me një grup të larmishëm personazhesh, duke përfshirë një pedofil që jetonte në strehën e oborrit të shtëpisë dhe u rrit në mjerim dhe rrethana shumë të çuditshme. Në vitin 2006, libri me kujtime u bë një film, me Alec Baldwin si babai i Augusten.

https://www.amazon.com/gp/product/031242227X/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=031242227X

  • "When breath becomes air" nga Paul Kalanithi

Paul Kalanithi thuajse kishte përfunduar studimet për t'u bërë neurokirurg, kur u diagnostifikua me kancer të mushkërive. Menjëherë, këndvështrimi i tij për jetën ndryshon, ndërsa mediton mbi atë që e bën një jetë kuptimplotë. Kalanithi vdiq në vitin 2015, teksa shkruante "When breath becomes air".

https://www.amazon.com/gp/product/1784701998/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=1784701998

  • "Shpirt i egër" nga Cheryl Trayed

Pas humbjes së nënës dhe martesës së saj, një alpiniste plotësisht e papërvojë vendos të marrë rrugën e "Pacific Crest Trail", 2653 milje nga shkretëtira "Mojave" deri në Uashington. "Shpirt i egër" u realizua film në vitin 2014, ku luajti Reese Witherspoon si Strayed.

https://www.amazon.com/gp/product/0307476073/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=0307476073

  • "The Year of Magical Thinking" nga Joan Didion

Një nga kujtimet më me ndikim dhe zemërthyes është "The Year of Magical Thinking" i Joan Didion. Gjatë një jave ajo shikon të bijën të sëmuret tmerrësisht dhe të futet në koma. Disa ditë më vonë, burri i saj humb jetën. Libri përshkruan meditimin e saj mbi humbjen e lidhjes së saj 40-vjeçare. /Përshtatur nga Bookriot për Liberale.al/ V.Shkulaku

https://www.amazon.com/gp/product/1400078431/ref=as_li_tf_il?ie=UTF8&tag=boorio-20&linkCode=as2&camp=217145&creative=399349&creativeASIN=1400078431

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH