Globi

19-vjeçari nga Kosova theret për vdekje në kufi me Serbinë  

Shkruar nga Liberale
19-vjeçari nga Kosova theret për vdekje në kufi me Serbinë

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci, pranë fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur.

Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raporton mediumi serb “Blic”.

Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.

Gjegjësisht, sipas informacioneve, policia është në kërkim të personave të cilët të martën më 26 shtator sulmuan dy të rinj në hyrje të fshatit Batrovci dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre, nëntëmbëdhjetë vjeçarin nga Kosova, shkruan mediumi serb.

“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, thotë një shofer kamioni nga Bosnja.

Ende nuk dihen detaje, por bëhet e ditur se këta dy të persona që janë sulmuar janë nga Kosova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH