Aktualitet

14 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Shkruar nga Liberale
14 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me rastin e 14-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Begaj në një mesazh në ‘Facebook’ thekson se vendi ynë është krenar që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe të suksesshme në botë.

"14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!

#Westandtogether #Strongertogether", shkruan Begaj.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH