Letërsi

LETERATURA hapet me: "Oh" i Anton Pashkut dhe jehona e tij në letrat shqipe

Shkruar nga Liberale
LETERATURA hapet me: "Oh" i Anton Pashkut dhe jehona e tij në

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

'"Oh" i Anton Pashkut dhe jehona e tij në letrat shqipe' nga Fatlum Meholli.

Këtë do ta gjeni sot në kopertinën e suplementit.

Liridon Mulaj vjen me "“Anja”, si tribut për dashurinë" në rubrikën e tij "Doni’s review"

 "Romani “Anja” i Ahmet Prençit, është sublimiteti i njeriut që dashuron njeriun e më pas vuan për këtë dashuri, paradoks që paraprin dramat e mëdha, pa të cilat jeta nuk do të kishte asnjë kuptim, po ashtu as letërsia…", shkruan ai.

Më pas një shkrim nga Miço Mone titulluar: 'Prushi Pellazg', letërsi e frymëzuar nga Dhimitër Pilika

Për t'u pasuar nga "Veçori stilistike në romanin “Oh” të Anton Pashkut", shkruar nga Fatlum Meholli. 

"Romani Oh i Anton Pashkut paraqet një stil modern, me ç’rast kemi të bëjmë më një tendencë autoriale për një shkëputje të mundshme nga traditat klasike të shkrimit letrar.

Një ndërtim i tillë stilistik-gramatikor, nëse e shohim edhe në aspektin psikologjik, na asocion me njeriun i cili, potencialisht flet ngadalë dhe tenton që të mos lërë pa përmendur asnjë detaj gjatë rrëfimit të tij", shkruan autori.

Dhe për ta mbyllur me një Recensë nga Fatmir Minguli titulluar "Zgjidhja e misterit narrativ mbi një përjetim jo tё zakonshёm". 

"Novela ngёrthen mes personazheve dhe ngjarjeve njё lloj misteri qё s’para e lexon nё letёrsinё shqiptare, sidomos tё pas viteve ’90.", shkruan autori.

Për të mësuar më tepër lexoni suplementin “Leteratura” në Gazetën Liberale sot dhe çdo të hënë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH