Aktualitet

Ngjarja tragjike në Mallakastër, zjarrfikësi i lënduar tregon çfarë ndodhi brenda pusit ku humbi jetën 28 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Ngjarja tragjike në Mallakastër, zjarrfikësi i lënduar

(Foto ilustruese)

Një i ri humbi jetën, ditën e djeshme në Lofkënd të Mallakastrës. 28-vjeçari, Besnik Veliaj ishte duke pastruar pusin së bashku me 33-vjeçarin Bledar Bregu, në kohën kur kanë mbetur të bllokuar.

Ndërkohë, shefi i zjarrfikëses në Mallakastër, Reonardo Zotaj ka treguar disa detaje nga momenti i shpëtimit. Ai tha se, kanë qenë shtatë zjarrfikës që janë përpjekur për të shpëtuar ata.

“Shtatë anëtarë të ekipit që i kanë shpëtuar duke rrezikuar jetën. Janë gjetur pjesërisht mbyturazi. Nuk mendoj që ka qenë shpërthim. Pompa me benzinë që do përdornin në pus, për këtë arsye janë asfiksuar. Po të kishte pompë elektrike do kishin shpëtuar”, tha Zotaj.

Zjarrfikësi i cili mbeti i lënduar, tregoi se zbritën poshtë për shpëtuar të parin Bledar Bregun dhe më pas u rikthyen për të nxjerrë nga pusi të ndjerin Besnik Veliaj.

“Me aparat u futëm poshtë bashkë me litarë. Pashë që dy personat ishin në pus me shenja jete, komunikoja me ta”, tha zjarrfikësi më tej në emisionin “Shqipëria Live”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH