Aktualitet

Zyrtare/ Emrat e propozuar për ambasadorë, nga Mustafa Nano në Zvicër te Bushati në SHBA

Shkruar nga Liberale

Zbulohen emrat e rinj të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, për ambasadorë në disa prej vendeve me të cilat Shqipëria ruan marrëdhënie diplomatike.

Në vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha, i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet Ridi Kurtezi, aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ambasador në Austri pritet të jetë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është kandidat për Ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Izraelit.

Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Gjermanisë.

Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador në Malin e Zi.

Ridi Kurtezi, kandidat në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Majlinda Frangaj, kandidate për Ambasadore në Vatikan.

Aida Sakiqi, kandidate për Ambasadore në Gjermani.

Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador në NATO.

Blerta Kadzedaj, kandidate për Ambasadore në Turqi.

Mustafa Nano, kandidat për ambasador në Zvicër.

Uran Ferizi, kandidat për Ambasador në Britani.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH