Një banesë tek komuniteti egjiptian në Shkodër është përfshirë nga flakët dje në mbrëmje, ndërsa ka humbur jetën një 60 vjeçar, i cili punonte me kompaninë për pastrimin e qytetit.
Po ashtu, si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Efektivët e zjarrëfikëses dhe policisë mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, por ka qenë e pamundur për të shpëtuar 60-vjeçarin.
Arsyet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.