Aktualitet

Zgjedhjet lokale 2023, rikthehet Lulzim Basha

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet lokale 2023, rikthehet Lulzim Basha

Në një “takim politik për organizimin e fushatës elektorale” është angazhuar gjatë ditës së sotme edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha është shfaqur krah deputetes Orjola Pampuri, siç bëjnë me dije kanalet e komunikimit të grupimit të PD-së, në një takim me nëndrejtuesit demokratë Arben Shkoza, Fredi Loka, Abas Tafa dhe anëtarë të shumtë.

Tentativa për të bashkuar PD-në në zgjedhjet vendore të 2023, përmes negociatave të Gazment Bardhit dhe Edi Palokës nuk rezultoi e suksesshme.

PD-ja e Rithemelimit, edhe pse ligjërisht nuk njihet, vendosi të vijojë me procesin e primareve, duke u rakorduar më mirë me Partinë e Lirisë, me idenë se mund të mos pengohet ligjërisht të garojë me kandidatët e saj, nëse gjykata nuk do ta njohë deri në zgjedhjet e 25 prillit (siç ndodhi me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit).

Lulzim Basha nga ana tjetër, prej momentit të dorëheqjes, duket  se qëndroi në pritje mbi zhvillimet në partinë që drejtoi për rreth 9 vite në opozitë, duke mos e përjashtuar në asnjë moment rikthimin e tij. Por disa muaj pas tërheqjes, Basha po angazhohet gjithnjë e më tepër me grupin zyrtar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se dorëheqja e Bashës erdhi për t’i dhënë mundësi Partisë Demokratike, që të reformohej dhe ajo të rizgjidhte më tej strukturat e reja drejtuese, si dhe kryetarin. Por me kushtet e krijuara së fundmi, Basha nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi, për të vijuar projektin e tij politik.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH