Aktualitet

Zgjedhjet/ Arvizu: Shqiptarët të vendosin ç’është më e mira për ta

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet/ Arvizu: Shqiptarët të vendosin

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu në një intervistë për Euronews Albania i ka bërë apel politikës shqiptare të largohen nga konfliktet dhe sulmet ndaj njëri tjetrit. Arvizu tha se nuk habitej me incidentet e para të fushatës, por theksoi se qytetarët duhet të vendosin se çfarë është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre.

“Është e rëndësishme të votoni, shumë e rëndësishme, mos humbni shpresën, vota ka vërtetë peshë,” – ishte apeli i Arvizu për qytetarët shqiptare.

Gjatë intervistës Arvizu kujtoi zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 gjatë së cilave u përdor gjithashtu gjuhë e ashpër nga politika, por që “në fund të dyja ato zgjedhje u panë si të besueshme”. Thënë këtë Arvizu tha se kishte pritshmëri se edhe zgjedhjet e ardhshme “do të jenë të besueshme”.

“Njerëzit thjesht duhet të fokusohen tek politikat, më kupton, të largohen nga konfliktet mes personaliteteve nga sulmet ndaj njëri tjetrit, shfrytëzimi i medias...e di që është e thjesht në teori dhe e di që në realitet nuk është aq e thjesht. Por njerëzve thjesht u duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të vendosin ç’është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre,” – tha ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Arvizu.

Diplomati amerikan tregoi se është i informuar për zhvillimet në Shqipëri, si për shembull ndryshimet e kodit zgjedhor, pasi vijon të mbajë kontakte në Tiranë. Sipas tij zgjedhjet e 25 prillit do jenë një test për partitë kryesore dhe diplomacia amerikane pret që procesi të jetë i rregullt dhe i paqtë.

“Vota ka vërtetë peshë dhe ndryshimi është i mundur vetëm nëse njerëzit paraqiten ditën e zgjedhjeve për të votuar. Edhe nëse votoni për mazhorancën edhe nëse votoni për opozitën, ndryshimi nuk është i mundur nëse nuk votoni,” – ishte mesazhi i Arvizus për shqiptarët.

Me rastin e 30-vjetorit të ri-vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, diplomati amerikan e vlerësoi Shqipërinë si “mik të mrekullueshëm të SHBA-së”.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH