Aktualitet

I afërmi i aktorit zbulon ekspertizën e Policisë për vetëvrasjen e çiftit shqiptar në Nju Jork

Shkruar nga Liberale
I afërmi i aktorit zbulon ekspertizën e Policisë për

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu ka treguar detaje të reja në lidhje me vdekjen e aktorit dhe bashkëshortes së tij në SHBA.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ademi u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja. Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.

Ai bëri të ditur se aktualisht për të dy fëmijët po kujdesen motrat e aktorit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH