Aktualitet

Zbardhet skema, si rekrutoheshin klientët? 19-vjeçari në pranga për prostitucion (shfrytëzonte vajza nga 18 deri në 25 vjeçe)

Shkruar nga Liberale
Zbardhet skema, si rekrutoheshin klientët? 19-vjeçari në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza të moshave 18-25 vjeçe për prostitucion.

Pas disa pamjeve filmike të publikuara për një rast shfrytëzimi prostitucioni Policia Tiranë ka identifikuar dhe ka vënë para përgjegjësisë ligjore personat në video.

Në pranga kanë rënë shtetasit B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. A., 22 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

“Shtetasi B. M., dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe, dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht njëra nga këto shtetase”, bëri me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH