Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Serbisë, për të anuluar ose shtyrë mbajtjen e EuroPride, duke deklaruar se pret nga partnerët e ngushtë t'i respektojnë të drejtat themelore.
“EuroPride për vite me radhë ka bërë thirrje për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTIQ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero.
BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga autoritetet në Serbi, lidhur me vendimin e tyre që të anulojnë mbajtjen e EuroPride, që ishte paraparë të zhvillohej në shtator.
Më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se EuroPride, që përfshin Paradën e Krenarisë, i paraparë për në shtator, është anuluar ose shtyrë. Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim, por shtoi se shteti është në shtet nga të gjitha palët.