Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Flet gjyshi i 30-vjeçares: Lajmin e mora nga mediat

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Kavajë/ Flet gjyshi i 30-vjeçares: Lajmin e mora nga

Në një deklaratë për mediat gjyshi i Marsida Qatjas, në banesën e së cilës ndodhi krimi mëngjesin e sotëm, ka rrëfyer se nuk kishte dijeni që mbesa e tij kishte probleme.

"E morëm vesh në media. Ishte e papritur. Nuk më ka thënë asnjëherë gjë se mund të kishte pasur konflikt. Nëse do ma thoshte do i dilnim të keqes përpara. Ajo jetonte vetëm. Ka fëmijët e burrit të parë dhe ka një djalë me burrin e dytë. Ai është në Gjermani.Mund të ketë pasur por mund të ma ketë fshehur për të mos krijuar polemika. Është fëmija im. Mezi është rritur", tha ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH