Aktualitet

Votoi Këlliçin apo Bejkon, Berisha apo Basha duhet të jetë kryetar i PD-së? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Shkruar nga Liberale
Votoi Këlliçin apo Bejkon, Berisha apo Basha duhet të jetë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se e ka përdorur votën e saj në këto zgjedhje me interesin te ringritja e PD-së.

Belind Këlliçin apo Roland Bejkon? Tabaku u shpreh se vota është e fshehtë dhe nuk mund të hamendësohej për asgjë për aq kohë sa ajo zgjidhte të mos prononcohej.

Ndërkohë, deputetja ndau me shikuesit dhe historikun e saj të votimeve.

Unë me shumë dhimbje nuk kam votuar vetëm një herë në jetën time, në vitin 2019 të cilin e kam përjetuar shumë keq që Partia Demokratike bojkotoi zgjedhjet dhe kam votuar çdo herë tjetër në jetën time. Kam ardhur nga studimet jashtë në vitin 2005 që kam votuar kështu që edhe këtë vit e përdora votën time,” – u shpreh Tabaku teksa ishte e ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Euronews Albania.

Deri në këto momente, Tabaku u shpreh se nuk ishte ende e qartë se çfarë do të ndodhte me zgjedhjet në PD.

Javës tjetër në kryesi unë do të diskutoj këto propozime, mënyrën se si unë e shoh Partinë Demokratike të ringrihet, mënyrën se si unë e shoh votuesin demokrat, por edhe më gjerë që të ketë një alternativë, që të kenë shpresë dhe ta shohin te ne ndryshimin, pastaj i takon kryesisë për hapjen e një procesi votimi, për hapjen e një procesi reflektimi apo dëgjesave dhe në varësi edhe të diskutimeve që do të kemi atje, do të marrim edhe vendimet që na takojnë secilit,” – u shpreh Tabaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH