Aktualitet

Vlorë/ Nxënësit bëjnë mësim në lokal dasmash

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ Nxënësit bëjnë mësim në lokal dasmash

Klasat fillore të shkollës 9-vjeçare "Selam Musai’’ në Babicë të Vlorës, që prej 1 shtatorit e kryejnë procesin mësimor në një lokal dasmash.

Sipas mësuesit, kjo zgjidhje u bë me kërkesë të prindërve, të cilët nuk kishin mundësi të dërgonin fëmijët e tyrë në shkollat e Vlorës, derisa të përfundojë rikonstruksioni i shkollës së Babicës.

"Është një zgjedhe në kushte emergjence. Prindërit nuk donin që t'i lëviznin fëmijët larg", thotë për A2, mësuesi i klasës së parë dhe të dytë.

Këtë fakt e pohojnë edhe vetë prindërit, të cilët edhe pse pranojnë faktin që në këtë mënyrë nuk mund të kryhet mësim, sërish shprehen se ishte e vetmja zgjidhje në pamundësi për t’i dërguar fëmijët në shkollat e Vlorës.

Ndërkohë, nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, shprehen se nxënësit e shkollës “Selam Musai”, e kryejnë mësimin me turne në shkollën "Teli Ndini” dhe nuk janë fare në dijeni që fëmijët e kryejnë procesin mësimor në një lokal dasmash.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH