Showbiz

Jozi erdhi në DITËLINDJEN e Loredanës por atë ditë e 'tradhtoi'? Zbulohet e VËRTETA që asksush se priste!

Shkruar nga Liberale

Jozi erdhi në DITËLINDJEN e Loredanës por atë ditë e

Pak ditë më parë Loredana Brati bëri një festë të madhe për ditëlindjen e saj. Të ftuar ishin shumë personazhe të njohur të ekranit, e mes tyre edhe ish-banorë të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Për të kuptuar nëse ka qenë i ftuar Jozefin Marku, moderatorja e njohur Nevina Shtylla, në “Trotuar” pyeti aktorin e njohur. 

Disa nga personat në panel, të cilët kanë qenë të ftuar te ditëlindja e Loredanës nuk dhanë detaje, duke refuzuar që të përgjigjeshin.

“Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Duket se kjo batutë nuk i pëlqeu Xheneta Fetahut e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jooo”.

“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.

E pyetur nëse vazhdojnë të jenë bashkë, Fetahu u përgjigj:

“Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH