Aktualitet

"Motra solli në Tiranë dokumentin final", Rama zbulon kur do të përfitojnë shqiptarët nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Shkruar nga Liberale
"Motra solli në Tiranë dokumentin final", Rama zbulon kur do

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet.

Kreu i qeverisë e quan kryeministren italiane Giorgia Meloni si "motra" që solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve.

Gjithashtu Rama thotë se kjo marrëveshje tregon për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Postimi i plotë i Ramës:

LAJM I MIRË

dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH