Aktorja e njohur, Patricia Clarkson, ka rrëfyer së fundmi me humor se ka parë Justin Timberlake nudo gjatë xhirimeve të filmit “Friends With Benefits” në vitin 2011. E ftuar në emisionin e Andy Cohen, ajo tregoi se hyri në një skenë ku Timberlake ishte plotësisht i zhveshur dhe tha me shaka se ai është “shumë i talentuar”.
65-vjeçarja tha se u shqetësua mos e mërziste bashkëshorten e Timberlake, Jessica Biel, duke theksuar se gjithçka ndodhi në kuadër të xhirimeve. “Nuk kam dëgjuar asgjë nga ajo dhe tani jam pak e mërzitur”-shtoi ajo me ironi.
Timberlake është komentuar shpesh për paraqitjen e tij, madje në të kaluarën është quajtur “Trousersnake” nga shtypi britanik, një nofkë që ai vetë e ka mohuar me bezdi. Së fundmi, këngëtari u bë temë në rrjete sociale pas një incidenti me veshjen gjatë një koncerti në Nashville, ku një rrip tërhoqi vëmendjen në një zonë delikate të trupit të tij.
Rikujtojmë se Timberlake është i martuar me aktoren Jessica Biel, me të cilën ka dy fëmijë.