Aktualitet

Vlorë/ Goditi me thikë në zemër të riun, arrestohet 15-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Vlorë/ Goditi me thikë në zemër të riun, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes në Vlorë, ku pas një sherri qëlloi me thikë një 25-vjeçar duke "i marrë" jetën.

Bëhet fjalë për 15-vjeçarin me inicialet G.T., i cili goditi me thikë pranë zemrës Aleksandër Petanajn, i cili ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.

Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH