Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare jo-emigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë.
Ambasada Amerikanë në Tiranë tha se më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë - dy herë më shumë se çdo vit tjetër.
“Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikanë. /Liberale.al/