Aktualitet

Video/ E paftuara, gruaja sfilon me modelet në javën e modës në Paris

Shkruar nga Liberale
Video/ E paftuara, gruaja sfilon me modelet në javën e modës

Një e paftuar hyri në pasarelën e Chanel në javën e modës në Paris dhe sfiloi e patrazuar bashkë me modelet.

Gruaja u ngrit nga karrigia e saj dhe iu bashkua modeleve që ishin në mbyllje të sfilatës, në setin spektakolar që kishte sjellë çatitë e Parisit brenda Grand Palais.

Supermodelja Gigi Hadid, u konfrontua me të paftuarën ndërsa ajo po tentonte t'i shkonte deri në fund sfilatës dhe e shoqëroi atë jashtë setit.

Gruaja e guximshme, ishte veshur me një kostum bardhë e zi të ngjashëm me ato të Chanelit, dhe u ngjit në pasarelë pa u vënë re.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH