Një artikull i New York Times, pak muaj pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, zbulon qëndrimin e liderit komunist, Enver Hoxha, mbi aktin e tij ekstrem. Hoxha e quan “tradhtar” Mehmet Shehun dhe thotë se nuk kishte rrugë tjetër veç “vetëvrasjes së turpshme”.
Duket se “vetëvrasja” ishte rruga e vetme që i kishte imponuar regjimi, çka mund edhe të jetë eliminuar, ngjarje ende e pazbuluar dhe e diskutueshme në ditët e sotme. "Hoxha tha se kryeministri i vendit të tij, - sipas artikullit të New York Times, - "prej ardhjes në pushtet të komunistëve, Mehmet Shehu, vdekja e të cilit pati si shkak atë të vetëvrasjes dhe u raportua dhjetorin e kaluar, e kishte vrarë veten jo "në një moment krize nervore" siç ishte thënë, por sepse ishte zbuluar si agjent i huaj".
Isha periudha e izolimit të Shqipërisë, ndërkohë zbulohet se vendi ynë mbante marrëdhënie tregtare asokohe me Italinë dhe Hoxha thoshte se nuk i interesonte qëndrimi i vendit fqinj nëse do t’i ruante marrëdhëniet tregtare apo jo me Shqipërinë.
Artikulli i plotë:
Një votues shqiptar hodhi votën kundër qeverisë komuniste, ndërsa 1,627,959 qytetarë votuan pro listës së vetme të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve.
Nëntë vota - tetë të pavlefshme - nuk shkuan për regjimin e kryesuar nga Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës, çka përfaqësonin një rënie për të që nga zgjedhjet e kaluara, në të cilat u hodh një votë kundër, një shqiptar abstenoi dhe tre fletë votimi dolën të pavlefshme.
Votimi u zhvillua dukshëm mes trazirave të brendshme dhe të pazakonta për Shqipërinë, e cila nuk pajtohet me Perëndimin duke i quajtur ato vende imperialiste, kurse Bashkimin Sovjetik dhe Kinën i konsideron si vende revizioniste. Zërat për spastrime kanë arritur deri në Jugosllavinë fqinje dhe vende të tjera përmes burimeve diplomatike.
Një konfirmim i pjesshëm i tyre është dhënë në një fjalim zgjedhor të udhëheqësit Enver Hoxha, teksti i të cilit është vënë në dispozicion nga shqiptarët.
Hoxha tha se kryeministri i vendit të tij, prej ardhjes në pushtet të komunistëve, Mehmet Shehu, vdekja e të cilit pati si shkak atë të vetëvrasjes dhe u raportua dhjetorin e kaluar, e kishte vrarë veten jo "në një moment krize nervore" siç ishte thënë, por sepse ishte zbuluar si agjent i huaj.
Duke e quajtur kryeministrin “një nga tradhtarët dhe armiqtë më të rrezikshëm”, Hoxha tha se Shehu ka punuar për Shtetet e Bashkuara para Luftës së Dytë Botërore dhe për Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë pas luftës.
Udhëheqësi shqiptar tha se Shehu ishte urdhëruar nga jugosllavët të vriste Enver Hoxhën dhe liderët e tjerë shqiptarë dhe "të shtypte me mjete terroriste të gjithë ata që do të ngriheshin kundër kësaj tradhtie të madhe".
Hoxha shtoi se Shehu "theu kokën kundër unitetit të partisë dhe popullit" dhe nuk kishte rrugëdalje "përveç alternativës së turpshme të vetëvrasjes".
Hoxha u shpreh gjithashtu se Jugosllavia sponsorizoi një tentativë pushtimi shtatorin e kaluar, kur një grup zbarkues "dështoi përpara se të mund të futej në hapësirën tonë dhe të shihte diellin e Shqipërisë." Shqiptarët njoftuan zbarkimin edhe në Korfuz, të grupeve të huaja armiqësore, ku u raportuan përplasje zjarri.
Pavarësisht impreksioneve të shpeshta kundër Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës,(Shqipëria u kthye edhe kundër Kinës në vitin 1978), Jugosllavia ishte vendi kryesor i huaj problematik për Shqipërinë, në fjalimin e Enver Hoxhës.
“Tani titistëve jugosllavë duam t'u themi vetëm këtë: Mos luani me zjarrin, sepse pasi të ndizni, jeni ju vetë ata që do të digjeni të parët”. Ai akuzoi Jugosllavinë jo vetëm për plane të errëta ndaj Shqipërisë, por edhe për keqtrajtim të shqiptarëve etnikë brenda Jugosllavisë.
Fuqizimi i gruas dhe theksi mbi mbështetjen te vetja (sovraniteti) ishin tema kryesore e fjalimi të udhëheqësit komunist. Hoxha i tha Italisë, vendit fqinj perëndimor me të cilin marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare i kishte ndoshta më të afërta, se nëse ndonjë qeveri italiane nuk është e interesuar për të zhvilluar këto marrëdhënie, "mund të bëjë çfarë të dojë, kjo nuk do të ndikojë shumë në të ardhmen e Shqipërisë".
Artikull i New York Times, 16 nëntor 1982 / Përgatiti: a.m/ Liberale.al/