Sociale

Në ditën e parë, 23 mijë pensionistë tërheqin bonusin e pranverës

Shkruar nga Liberale
Në ditën e parë, 23 mijë pensionistë tërheqin

Pensionistët kanë nisur të marrin këtë 3 Mars, bonusin e Pranverës. Në ditën e parë të nisjes së shpërndarjes bonusi u tërhoq nga 22,718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë.

Për pensionet bazë deri në 20,000 Lekë qeveria jep 10,000 Lekë bonus, ndërsa ata që e kanë pensionin mbi 20,000 lekë marrin 5,000 Lekë.

Janë 730,430 pensionistë që përfitojnë.

Pensionistët kanë 7 muaj kohë për ta marrë këtë pagesë shtesë, pasi afati i fundit është 30 Shtatori i këtij viti.

Tërheqja bëhet pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë

Fondi i dhënë kap vlerën e 6.3 miliardë Lekë.

Kjo mbështetje në hyrje të Pranverës pason atë të fundvitit dhe ashtu sikurse Kryeministri Rama ka deklaruar që të jepen çdo vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH