Ditën e sotme, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit shqiptar do të kemi mot të paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat veriore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.