Sociale

Rriten rastet e dhunës online, më të prekura gratë dhe vajzat

Shkruar nga Liberale

Rriten rastet e dhunës online, më të prekura gratë dhe

Dhuna në rrjetet sociale është shtuar, ku viktimat kryesore janë gratë dhe vajzat. Specialistët teksa folën për vizion plus tregojnë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e këtij fenomeni.

“Kjo ndodh nga një sistem patriarkal, nga një mendësi e tillë që i quan gratë më të shënjestruara, por ndodh edhe sepse gratë dhe vajzat nuk janë shumë të informuara si ta mbrojnë veten e tyre”, tha Ejnxh Pepa, aktiviste

 “Shkaku i parë është urrejtja e madhe që ekziston, e dyta është kultura e vjetër, patriakati në Shqipëri nuk është zhdukur, në rrjete sociale është më e dukshme, është formimi, është edukimi, është shoqëria por edhe ligji, ende nuk kemi ndëshkime të vërteta, nuk i shkohet deri në fund”, u shpreh aktivistja Sevim Arbana.

Janë të shumta gratë dhe vajzat që kërkojnë ndihmë për të adresuar abuzimin ose dhunën përfshirë atë online  e cili përbën rreth 20% të rasteve. Por çfarë mund të bëhet për të mbrojtur ato

“Mendojmë se mund të rregullohet shumë mirë e para me një kornizë ligjore, në momentet që flasim nuk ka asnjë kornizë ligjore që e dënon dhunën online. Ajo që ne kemi parë është se policia ose shërbimet sociale nuk kanë mjetet e duhura digjitale për ta ndjekur dhe adresuar dhunën digjitale. Duhet të ruajnë privatësinë e tyre, ruajtja e passwordeve, e online banking”, deklaroi Pepa.

“Sa më shumë denoncime, sa më shumë reagime, do jetë shumë mirë sepse do edukoj turmën. Dhuna denoncohet në rastet e fundit kur ajo bëhet realisht problematike. Ku janë strategjitë sociale, ndërhyrjet. Politikat janë inekzistente, nuk ka strategji për personat ne nevojë”, shtoi Arbana.

Grupmoshat më të shpeshta që raportojnë dhunën online janë mosha 40-45 vjeç. Por ka një rritje të madhe edhe të grupmoshave 18-25 vjeç që bien pre e sulmeve seksuale apo bullizmit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH