Sociale

Braktisi Italinë për atdheun/ Historia e Iris Selimit, një shembull suksesi në sport

Shkruar nga Liberale

Braktisi Italinë për atdheun/ Historia e Iris Selimit, një

Emigrimi ka qenë një rrugë e detyruar për shumë shqiptarë ndër vite, por gjithnjë e më shumë po dëshmojmë histori të rikthimit dhe kontributit në vendlindje. Një shembull i tillë është ai i Iris Selimit, një profesionist i suksesshëm në fushën e sportit, i cili pas një emigrimi të gjatë, vendosi të rikthehej në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij.

Iris Selimi, 41 vjeç, nga Vlora, është një emër i njohur në botën e sportit shqiptar. Sot është trajner i përgatitjes fizike të kombëtares shqiptare dhe përgatitës atletik i disa prej klubeve më të njohura në vend të superiores si “Skënderbeu”, “Teuta” , dhe “Kukësi”.
Por rrugëtimi i tij ka qenë i gjatë dhe i mbushur me sfida. Pas trazirave të vitit 1997, në moshën 12-vjeçare, ai dhe familja e tij u detyruan të emigronin drejt Italisë. Aty përfundoi studimet, duke u diplomuar në Universitetin e Sporteve dhe duke marrë licencat për përgatitje fizike në shkollën prestigjioze të Covercianos.

"Në fakt, sot doja t'ju tregoj një dimension tjetër të jetës time. Në vitin '97, pas trazirave që ndodhën në vendin tonë, në moshën 12 vjeçare, vendosëm bashkë me prindërit të largoheshim nga Shqipëria dhe të emigronim në Itali, ku aty, me shumë vështirësi dhe pas një udhëtimi shumë të vështirë, përfundova studimet nga shkolla fillore deri në shkollën e mesme dhe po ashtu universitetin e sporteve, dhe më pas u liçensova e mora liçensat për përgatitjet fizike nga shkolla e Koverçianos," tregon Selimi.

Por kur Shqipëria nisi të ndryshonte për mirë, tashmë Irisi e mendoi dhe e bëri realitet kthimin. Kësaj here, u kthye në atdhe me familjen e tij të re ngriti qendrën e tij sportive pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.

"Pas përfundimit të studimeve, Shqipëria po ndryshonte, vendosëm me bashkëshorten të kthehemi në Shqipëri dhe të japim kontributin për vendin tonë. Në Shqipëri, me shumë sakrifica dhe punë, ja dolëm mbanë, ku sot, edhe prej 10 vjetësh, jam pjesë e ekipit kombëtar të futbollit shqiptar. Po ashtu, pas profesionit tim dhe pasionit që kam për sportin, kam hapur një qendër specifike “ISPORT” dedikuar performancës dhe rehabilitimit këtu në Tiranë."

Sot ndan shembullin e tij për mijëra emigrantë që duan të rikthehen dhe ende janë në mëdyshje, duke dërguar mesazhin se ndryshimet janë pozitive për të gjithë.

"Shqipëria sot ka ndryshuar. Shqipëria sot është një vend ku investimet janë rritur, mundësia e punësimit është tejmase e lartë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, të kthehen në Shqipëri, të kontribojnë dhe të investojnë për vendin e tyre."

Shembulli i Iris Selimit dëshmon se kthimi në atdhe nuk është vetëm një mundësi, por edhe një mision për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH