Sociale

DENONCMI I RËNDË/ Babai dhunon "live" 2 fëmijët e mitur, nëna: I kërcënonte se do t'u priste këmbë e duar!

Shkruar nga Liberale
DENONCMI I RËNDË/ Babai dhunon "live" 2 fëmijët e

Ditën e sotme në emisionin me “Zemër të Hapur”, u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e TikTok-ut.

Gjstë një lidhje telefonike, nëna e dy fëmijëve, Blerina dha disa detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas dëshmisë së gruas, ajo e ka parë rastësisht në rrjetin social “TikTok” se si Artan Berisha dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e mitur. Berisha fliste me një fjalor të papërshtatshëm në prani të tyre dhe shpesh herë, ofendonte edhe nënën e fëmijëve. Ajo shtoi se ishte shumë shqetësuese, pasi shumë ndjekës nuk kanë reaguar por përkundrazi shikueshmëria në live vazhdonte të rritej.

Gjithashtu Artani nuk i lejonte fëmijët të lëviznin duke i kërcënuar se do ti priste duart dhe këmbët. Kjo gjë ishte bërë shkak që njëri nga fëmijët të urinonte nga frika e dhunës. Ajo gjithashtu theksoi se videot e dhunës janë dërguar në institucionet përkatëse.

“Zgjati shumë pak…”/ Nuredin Dumani tregon momentin e vrasjes së Fatmira Dedajt: Pashë Talo Çelën duke e…

“Unë e kam parë rastësisht në Tik-Tok dhe më ka ardhur shumë keq se si Artan Berisha i dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht të dy fëmijët e mitur. Ai flet me një fjalor shumë të papërshatshëm në prani të tyre, duke debatuar me ndjekësit dhe duke ofenduar nënën e fëmijëve.

Ndjekësit e shikojnë dhunën, por fatkeqësisht asnjëri nuk reagon përkundrazi shikueshmëria në live vazhdon dhe rritet. Artani nuk i lejonte të lëviznin duke i kërcënuar se do i priste duart dhe këmbët dhe njëri nga fëmijët kishte urinuar nga frika e dhunës. Kjo është shqetësuese, nuk kam fjalë jam shumë e prekur. Unë i kam dërguar videot në institucionet përkatëse”– përfundoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH