Aktualitet

Vëllai i Havzi Nelës: Rama të kërkojë falje për firmën e vdekjes që i vuri i ati

Shkruar nga Liberale

Në 34 vjetorin e varjes së vëllait të tij nga regjimi komunist, Shukri Nela i kërkoi kryeministrit Edi Rama të kërkojë së paku falje për firmën, që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.

“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babai im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë. Kur është varur Havzi Nela kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerrojnë sigurimin e Enver Hoxhës i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha vëllai i Havzi Nelës.

Dega në Kukës e Partisë Demokratike, përkujtoi sot poetin e fjalës së lirë, Havzi Nela, i cili u var nga sistemi komunist. Qytetarë dhe përfaqësues të PD-së, vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH