Universitet

Studentët e Arteve Pamore të UET sjellin ekspozitën ndryshe në COD

Shkruar nga Liberale

Studentët e Arteve Pamore të UET sjellin ekspozitën ndryshe

Hapësira e Qendrës për Hapje dhe Dialog do të jetë galeria e re studentëve të Arteve Pamore në Universitetin Europian të Tiranës. Punimet e tyre më të mira, pas prezantimit në ambientet akademike e studentore, do të transferohen në një tjetër mjedis që mikëpret artin dhe talentin.

"Pikëpamje dhe prapaskena: Eleganca e modës në vizatime" titullohet ekpozita e tyre, e cila do të çelet të mërkurën, 5 mars, ora 17:00 në COD, Kryeministri. Aty do të paraqiten punime nga studentët e vitit të tretë të programit të studimit Arte Pamore në Departamentin e Arteve të Aplikuara.

Punimet e përzgjedhura të studentëve që janë në semestrin e dytë të vitit të fundit të ciklit bachelor, shprehin kreativitetin dhe novatorizmin që sjellin në fushën e pikturës dhe modës, duke zbuluar përtej pasionit për të bukurën dhe artin, edhe këndvështrime mjaft origjinale që kërkojnë mënyra të reja mendimi dhe veprimi për kohërat që po jetojmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH