Universitet

Rama ua dhuroi ministrave dhe deputetëve studimin e UET “Zhvillimi afatgjatë”, Xhepa sqaron në podkast qëllimin e këtij botimi

Shkruar nga Liberale

Rama ua dhuroi ministrave dhe deputetëve studimin e UET “Zhvillimi

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, prof. asoc. dr. Selami Xhepa ishte i ftuari i tretë në episodin e katërt të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Shkak i këtij bashkëbisedimi u bë promovimi në COD i studimit “Zhvillimi afatgjatë përmes dinamizmit institucional”, ku pedagogët e UET përcaktojnë diagnozën e sistemit dhe propozojnë zgjidhje adekuate për një zhvillim të qëndrueshëm. Kryeministri vlerësoi faktin që UET është i vetmi institucion jo shtetëror që e shfrytëzon këtë hapësirë, duke theksuar faktin se është një mjedis për të gjithë, madje edhe për protestuesit.

Rama ua dhuroi ministrave dhe deputetëve studimin e UET “Zhvillimi

Xhepa sqaroi se UET ka marrë disa nisma publike, të cilat kanë synuar gjithmonë që të inkurajojnë një debat publik midis komunitetit të studiuesve nga njëra anë dhe politikbërësve nga ana tjetër, për të krijuar disa shina që duhet të mbeten si themelet e një shtëpie e jo të ndryshohen herë pas here siç ka ndodhur në Shqipëri në 30 vitet e tranzicionit.

“Pas tre dekadave të tranzicionit, zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri, për shkak të dinamikave shumë të forta dhe ndryshimeve që kanë ndodhur, në shoqëri, ekonomi apo politikë, ideja është për të bërë një lloj reflektimi dhe për të hedhur kornizat e një rimodelimi të strukturës së zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Ndonjëherë reformat funksionojnë si gurët e bilardos pas goditjes, funksionojnë disa kohë pastaj mbesin në stanjacion dhe herë pas here çoku duhet të godasë që të vihen në lëvizje faktorët për të krijuar një dinamikë të re pozitive”, u shpreh Xhepa.

Rama ua dhuroi ministrave dhe deputetëve studimin e UET “Zhvillimi

Kryeministri zbuloi se këtë libër ua bëri dhuratë ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste, për të gjetur këndvështrime të ngjashme apo të kundërta, në mënyrë që të nxitet debati për atë se çfarë mund të bëhet më mirë.

“Unë isha aty në promovim dhe qëndrova në pjesën e parë të debatit. Siç premtova aty, jo për të bërë komercialistin e universitetit, librin ia kam çuar dhuratë ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste, që pavarësisht se mund të kenë këndvështrim të ndryshëm për të gjitha gjërat, apo një pjesë të gjërave, besoj se është e vlefshme që të shohin qëndrimin tjetër, apo të gjejnë këndvështrime të ngjashme. Në këtë aspekt libri ka një potencial për t’u zhvilluar më tutje me diskutime”, theksoi Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH