Renditja QS për vitin 2024
Publikohen rezultatet e edicionit të katërmbëdhjetë mbi renditjen botërore të universiteteve sipas QS.
Renditja QS bazohet mbi një analizë të pavarur krahasuese të performancës së më shumë se 1500 universiteteve në 96 vende dhe territore, në 55 disiplina akademike dhe pesë fusha të gjera studimi. Vendi ynë nuk bën pjesë në renditjen dhe analizën e cilësisë botërore, për shkak të mungesës së standardit dhe refuzimit të vazhdueshëm për t’iu nënshtruar analizës së cilësisë mes vetë universiteteve. Sikurse edhe mungesës së vullnetit të vendim-marrësve politikë për të investuar dhe përmirësuar nivelin arsimor.
Në nivel global universitetet amerikane kryesojnë në 32 disiplina, duke dyfishuar numrin me konkurrentin më të afërt ndërkombëtar, Mbretërinë e Bashkuar, me 16 disiplina. Universiteti i Harvardit është universiteti me performancën më të mirë në botë, duke u renditur i pari në 19 disiplina. Më pas vjen Instituti i Teknologjisë në Masaçusets MIT, i cili shkëlqen në 11 disiplina.
Ndër vendet e BE-së, Italia zë vendin e dytë, pas vetëm Gjermanisë. Ndër universitetet më të vlerësuara italiane spikat Universiteti i Romës, “La Sapienza”, i cili ruan lidershipin botëror në studimet klasike dhe historinë antike. Në nivel global, universitetet italiane janë të shtatat pas atyre të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Gjermanisë, Australisë dhe Kanadasë. Ndër ekselencat, më i vletësuar në Itali është Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Milanos.
Institucionet e Mbretërisë së Bashkuar udhëheqin në 16 disiplina. Universiteti i Oksfordit kryeson me katër, i ndjekur nga Universiteti i Kembrixhit, UCL, Kolegji Mbretëror i Artit dhe Kolegji Mbretëror i Muzikës me nga dy disiplina.
Zvicra krenohet me rritjen e disiplinave (4) proporcionalisht me universitetet e saj të renditura më mirë në 100 të parat në botë. ETH Zurich kryeson në tre disiplina, duke e bërë atë institucionin më të fortë të Evropës Kontinentale.
Franca është qendra kërkimore më bashkëpunuese ndërkombëtare, me 23 disiplina që janë ngjitur këtë vit në mesin e “Top 10” për Rrjetin Ndërkombëtar të Kërkimit.
Japonia bën kthesë pas një rënie për më shumë se pesëvjeçare. 26% e hyrjeve të saj të renditura më parë janë rritur, por edhe pse 21% kanë rënë, dhe 42% mbeten të qëndrueshme – evidentohet një përmirësim i përgjithshëm prej 5%.
Kina është vendi i tretë më i përfaqësuar. Ajo renditet në “top-10” për tetë disiplina. Universiteti Tsinghua merr vlerësimet më të larta.
Universitetet e Indisë dhe performanca e përgjithshme e tyre u rritën përkatësisht me 19% dhe 17%.
Brazili është vendi më i përfaqësuar në Amerikën Latine dhe ndër 100 vendet me institucionet e larta arsimore më të mira. Meksika krenohet me numrin më të madh të 20 vendeve të rajonit në Amerikën Qendrore (4).
KFUPM e Arabisë Saudite ofron programet e renditura më lart në Rajonin Arab, Inxhinieria e Naftës (e 5-ta) dhe Inxhinieria Minerale (e teta).
Vendi udhëheqës i Afrikës, Universiteti Cape Town, renditet i 15-ti globalisht në Studimet e Zhvillimit.
/Liberale.al/