Polis

LIBERAL QUOTES/ George Soros: Edhe fondacionet bamirëse janë të korruptuara! Mësojuni njerëzve të mbështeten te vetja

Shkruar nga Aranit Muraçi

LIBERAL QUOTES/ George Soros: Edhe fondacionet bamirëse janë të

Miliarderi filantropist George Soros konfirmoi pak kohë më parë se ia kishte dorëzuar kontrollin e perandorisë së tij prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij, Alex.

I referuar si njeriu që “theu Bankën e Anglisë” pasi zhvlerësoi paundin britanik në vitin 1992, që thuhet se siguroi një fitim prej 1 miliard dollarësh, George Soros u largua nga Hungaria në moshën 17-vjeçare për të ndjekur Shkollën Ekonomike të Londrës duke punuar fillimisht në hekurudhë, si portier dhe kamarier.
I njohur për fondacionin e tij, Soros beson se edhe fondacionet e bamirësisë janë të korruptuar, ndërsa thotë se njerëzit duhet të mësohen të jenë të varur nga vetvetja.


Liberale ka përzgjedhur në rubrikën e përjavshme fjalët e George Soros:

Një aktivitet bamirësie është dhe një aktivitet shumë korruptues. Dhe kjo është aq e vërtetë saqë ndodh edhe te Fondacioni im. Dhe unë jam duke luftuar kundër kësaj historie, që ajo të marrë fund.”
Nga vjen korrupsioni? Para së gjithash, ne e dimë që njerëzit korruptohen, kur në mes janë paratë. Prandaj mësojuni atyre të mbështeten te vetja. Për t'i mos i lënë ata të jenë të varur nga ju, mësoni atyre varësinë dhe jo pavarësinë”.

“Njerëzit kur shkojnë te fondacioni thonë fjalët që fondacioni ka nevojë të dëgjojë prej tyre dhe kur marrin paratë, ato bëjnë me to, atë që kanë dëshirë të bëjnë dhe jo atë që ka për qëllim fondacioni. Dhe këto janë dy gjëra krejt të kundërta” - thotë Soros.

Soros, 92 vjeç, ka një pasuri neto prej 6.7 miliardë dollarë, sipas Forbes, dhe është një nga 400 njerëzit më të pasur në botë. Në vitin 2017, ai transferoi 18 miliardë dollarë nga zyra e familjes në Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur - një grupi bamirësish që punonte në më shumë se 100 vende - të cilit Alex u emërua kryetar në dhjetor.

Alex, duke folur për Wall Street Journal në një intervistë ekskluzive të botuar kohët e fundit , tha se ai është “më politik” se babai i tij dhe la të kuptohet për një rol të rëndësishëm financiar për organizatën Soros në zgjedhjet në SHBA.

Duke shprehur shqetësimet e tij për një rikthim të mundshëm të ish-presidentit amerikan Donald Trump, 37-vjeçari Soros i tha Wall Street Journal: “Aq sa do të doja të merrja para nga politika, për sa kohë që pala tjetër po e bën atë, do të duhet ta bëjmë edhe ne.”

Sorosi më i vjetër, shpesh i shënjestruar nga komplotistët e krahut të djathtë, ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike të SHBA-së – duke dhuruar rreth 140 milionë dollarë për organizatat e ngarkuara politikisht për mbrojtjen dhe nismat e votimit në vitin 2021.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH