“Kamala Harris mund ta mposht Donald Trump.
Por si do ti qeveriste ajo SHBA-të?”
Është analiza e përzgjedhur e javës nga The Economist, që parashikon fitoren e një gruaje për Shtëpinë e Bardhë. Harris mëse fiton do të jetë e para grua Presidente në historinë e SHBA.
“Të jesh politikan ka të bëjë më shumë se sa të bësh fushatë. Nevojiten më shumë detaje të politikës
“Pak javë më parë, konventa e Demokratëve dukej sikur do të ishte një zgjim. Në vend të kësaj ajo ishte një dashuri. Ngazëllimi i delegatëve është shijuar me lehtësim që kandidati i tyre e ka shpëtuar partinë nga humbja pothuajse e sigurt” - shkruhet mes të tjerave në përmbledhjen e analizës së javës nga The Economist.
Vendimi i Joe Biden për tu tërhequr si dhe fakti që ish-Presidenti Donald Trump ka rezultuar një herë humbës dhe vështirë të rikthehet si fitues i hapin rrugë fitores së Kamala Harris.
Por si do ti qeverisë ajo Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Kjo është pyetja që shtron ‘The Economist’ teksa nuk e vë në dyshim fitoren e saj përballë Trump në garën presidenciale të nëntorit?
Liberale.al