Është foto vjen nga qyteti i Kukësit të ri, shkrepur në vitin 1981, vetëm pak vite pasi ishte ndërtuar qyteti verilindor pas përmbytjes së qytetit të vjetër për shkak të ndërtimit të liqenit të Fierzës.
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri.
22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve.
Në Prill 1965 filloi popullimi i tij.
Në vitin 1970 Kukësi kishte 6073 banorë kurse në vitin 1978 Kukësi i Vjetër përmbytet nga ujërat e liqenit të Fierzës.
Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri, përururohen dy urat e mëdha, mbi Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhë që do të lidhnin qytetin e Kukësit të Ri me Tiranën dhe Hasin.