Polis

Ditët e Teatrit Universitar sjellin veprat e famshme në UET, studentët ‘në provim’ përballë aktorëve të njohur

Shkruar nga Liberale

Ditët e Teatrit Universitar sjellin veprat e famshme në UET,

Skena e vogël e shfaqjeve në Universitetin Europian të Tiranës u kthye përgjatë disa ditëve në skenën e veprave dhe emocioneve të mëdha. Në Ditët e Teatrit Universitar studentët e Arteve sollën krijimtarinë e autorëve të njohur shqiptar e botërorë, nga Shekspiri te Anton Çehov, Kristo Floqi e Pëllumb Kulla. Një përzierje tematikash, kohësh e ngjarjesh, personalitetesh e figurash të portretizuara me shumë dashuri e përkushtim nga studentët e Arteve në UET, gjithmonë nën kujdesin e udhëzimet e pedagogëve të tyre.

Në ditën e hapjes së këtij eventi, që synon të kthehet në traditë e të sjellë çdo vit shfaqje cilësore nga të gjitha institucionet e artit, ishin të ftuar aktorë të njohur të skenës dhe ekranit. Enver Petrovci, Ledio Lako dhe Amos Zaharia ndoqën dramatizimin e tregimit të Pëllumb Kullës, “Stilografi”, nën lojën aktoriale të studentëve të UET.

Ditët e Teatrit Universitar sjellin veprat e famshme në UET,

Aktori dhe regjisori nga Kosova zhvilloi në fund një bashkëbisedim me studentët, ku jo vetëm i përgëzoi për punën e pasionin e tyre, por dha edhe disa këshilla për të rinjtë që aspirojnë skenat e mëdha. I diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit, Petrovci u bë i njohur me portretizimin e i një shqiptari në teatrin Atelje 212, rol që e luajti mbi 250 herë në skenë, ndërsa më vonë do të prekte edhe personazhet e famshëm shekspirianë, si Hamlet, Makbeth, Julius Cesar. Themeluesi i Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë kishte shumë për të ndarë me studentët që janë në prag diplomimi, ndërsa profesioni i aktorit ridimensionohet mes kohërave dhe koncepteve të reja që po përjeton çdo fushë njerëzore.

Pjesë e Ditëve të Teatrit Universitar u bë edhe Java e Teatrit, e cila zhvillohet për të dytin vit radhazi nga pedagogu Dritan Boriçi, i njohur për dhjetëra role në teatër dhe kinematografi. Edicioni u hap me shfaqjen “Miqtë” të Jon Luka Karaxhale & Anton Çehov, luajtur nga studentët e vitit të katërt të degës së aktrimit, të cilët përmbyllën kështu periudhën e studimeve. I ftuar në këtë shfaqje ishte “Mjeshtri i Madh” aktori Bujar Asqeriu shumë i dashur për artdashësist shqiptar përmes roleve në teatër, por edhe në kinematografi, siç kanë qenë rolet në filmat “Njeriu i mirë” dhe “Një emër midis njerëzve”, për të cilat u vlerësua me çmime.

Ditët e Teatrit Universitar sjellin veprat e famshme në UET,

Premiera e dytë që u vu në skenë ishte komedia e Kristo Floqit, “Zi e më zi”, me aktrim dhe regji nga vetë studentët e UET. Ishin po prapë studentët që luajtën dhe vendosënnë skenë premierën “Ariu”, një dramë e shkruar në 1888 nga Anton Çehov, në të cilën përshkruan njerëzit, mjediset dhe objektet ashtu siç janë në jetën e përditshme.

Ditët e Teatrit Universitar sjellin veprat e famshme në UET,

Përveç studentëve të Arteve në UET, pjesë e kësaj ngjarje u bë edhe trupa e teatrit të shkollës së gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" me komedinë “Familja e Antikuarit” dhe regji të Xhoana Karaj, duke përmbushur kështu një nga synimet e Ditëve të Teatrit Universitar, për ta kthyer UET në një skenë të madhe arti, që përbashkon artistët e rinj e të njohur, për të shpërfaqur vlerat e tyre dhe për të mësuar nga gjithsecili.

Dilemat hamletiane përmbyllën Ditët e Teatrit. Nën udhëheqjen e pedagoges dr. Driada Dervishi, regjisore e disa prej shfaqjeve teatrale më të njohura e nga dramaturgë të mëdhenj botërorë, studentët e Arteve Skenike dhuruan momente emocionuese me “Gracka, tragjedia e Gonzalos”. Fragmenti i përshtatur nga “Hamleti”, kryevepra e William Shakespeare, u realizua me sukses falë pasionit, përkushtimit dhe ambicies së studentëve për të dhënë gjithmonë më të mirën, të cilët kompletuan realizimin e gjithë shfaqjes, nga interpretimi, te muzika, grafika etj.

Ditët e Teatrit Universitar sjellin veprat e famshme në UET,

Përgjatë një rrugëtimi 5 mijë vjeçar, nga Greqia e antikitetit në ditët e inteligjencës artificiale, teatri ka pësuar mjaft transformime. Në kohë të ndryshme ka luajtur role të ndryshme si një mjet komunikimi, influence e argëtimi.

Nga “Persët” e Eskilit, drama më e vjetër e mbijetuar, te Shekspiri apo Ibsen, teatri apo ‘vendi për të parë’ (nga greqishtja), i ka treguar dhe dhënë shumë shoqërisë. Siç thoshte dramaturgu amerikan Artur Miller, "teatri është pafundësisht magjepsës, sepse është kaq i rastësishëm. Është pak a shumë si jeta”.

 

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH