Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka tha gjatë ceremonisë së binjakëzimit mes Universitetit Luarasi dhe London School of Economics se ka ardhur koha për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Ruka theksoi se duhen krijuar lehtësirat e nevojshme në mënyrë që studentët e huaj të vijnë dhe të studiojnë në Shqipëri.
Duke iu referuar marrëveshjes së Universitetit “Luarasi” me London School of Economics në tre programe studimi, Et’hem Ruka tha se nga muaji tetori, auditoret e Universitetit Luarasi do të jenë të mbushura me studentë, ndërsa shtoi se programet do të rezultojnë të suksesshme.
“Jam optimist se auditoret për tre programet e studimit do të mbushen shumë shpejt. Jam i bindur se do të jenë programe të suksesshme“, tha ai.
“Ashtu sikundër ka bërë Universiteti i Londrës që ka grupuar të gjitha këto universtete, edhe ne kemi mbjellë një farë të vogël që ka mbjerrë, ka lëshuar gjethe dhe po ecën. Kjo është Liga e Sipërmarrjes në Arsimin e Lartë e cila grupon 12 universitete aktualisht 12 universitete, kjo ide ka lindur në vitin 2017, e kemi rimarrë sërish, i kemi dhënë jetë dhe do të donim që ligji i ri i arsimit të lartë të pranojë organizime të tilla siç i pranon edhe ligji britanik. Ndërkombëtarizimi i universiteteve është një fjalë e madhe dhe ka shumë aspekte brenda tij.
Një nga aspektet kryesore është ndërkombëtarizimi i universiteteve duke i hapur rrugën studentëve të huaj të vijnë në Shqipëri. Është pikërisht ky organizim i ri i cili ka gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, një punë e shkëlqyer e universiteteve tona dhe institucioneve shtetërore dhe praktikisht pardje kemi përmbyllur diskutimin për projektvendimin që lehtëson vizat për studentët e huaj”, tha Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka.
Fjala e plotë:
Dua të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, ambasadorët që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, në mënyrë të veçantë dua të falenderoj kryetaren e Kuvendit, znj.Spiropali e cila ndodhet në një moment të vështirë siç ndodhen të gjithë politikanët këtë periudhë, që është tmerrësisht e ngarkuar. Kjo prani është mbështetje dhe inkurajim për të çuar universitetin tonë akoma edhe më përpara.
Kjo ditë është e veccantë për Luarasin, por edhe për të gjithë arsimin e lartë shqiptar., është një aktivitet që rezonon tërësisht me politikat e qeverisë shqiptare në fushën e arsimit të lartë për periudnë deri në vitin 2030, olitika që kanë deklauar nga kryeministri dhe ministrja e arsimit, kur një nga shtyllat kryesore është ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare. Ne dhe universitetet et jera kanë kohë që e kanë filluar këtë proces, aq sa universitetet tona kanë 150 programe në gjuhën angleze. Nuk është universiteti i parë që vjen në Shqiëri, ka edshe universitete të huaja, por nuk ka një Universitet më cilësor me emër më të madh, përvojë më të madhe se sa universiteti i Londrës dhe praktikisht London School of Economics, apo Shkolla Ekonomike e Londrës.
Shpesh i ngatërrojmë, është Shkolla Ekonomike e Londrës apo është Universiteti i Londrës. Universiteti i Londrës është një nga tre universitetet më të vjetra britanike, i themeluar në vitin 1836, ndërsa Shkolla Ekonomike e Londrës është themeluar në vitin 1895 dhe rreth Universitetit të Londrës janë grupuar 17 universitete të tjera të cilat funksionojnë së bashku dhe kanë “umbrellë” Universitetin e Londrës. London School of Economics është një prej 17 universiteteve që bëjnë pjesë në këtë organizim që quhet Universiteti i Londrës. Por nuk është një emër, është një histori e tërë, jo vetëm për përvojën e jashtëzakonshme të këtij universiteti, por është një universitet i cili rrezaton në të gjithë botën. Impakti i tij global është i jashtëzakonshëm. Të gjitha universitetet që grupohen te Universiteti i Londrës, sot profesorët e nderuar mund ta dinë më saktë, mund të ketë 220-230 mijë studentë nga të cilët 40-50 mijë janë në distancë si do të jetë edhe Universiteti ynë, Luarasi. Shpresoj që këtyre studentëve në tetor, t’u shtohen edhe studentët që do të regjistrohen në tre programet e reja të studimit.
S’ka qenë një projekt shumë i lehtë për ne të Luarasit, kemi investuar shumë mend, shumë përkushtim por jo për mungesë vullneti politik këtu në vend, por për shkak të legjislacionit tonë të ngurtë ky projekt ka kaluar përmes vështirësive të jashtëzakonshme. Ai është kthyer njëherë dhe ne kemi qenë të dëshpëruar, por fatmirësisht e rimorëm sërish dhe patëm mbështetjen e plotë të ministres së Arsimit, znj.Ogerta Manastirliu të cilën e falenderoj dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama të cilin e kam takuar personalisht dhe i kam folur për këtë projekt dhe ai menjëherë më ka thënë “mos më shpjego çfarë është Shkolla Ekonomike e Londrës, e di shumë mirë dhe menjëherë do të bëhet”. Dhe ja ku jemi sot, ky projekt është vënë në lëvizje dhe për ne është një gjë me të vërtetë shumë e rëndësishme. Gjithçka fillon nga idetë. Ideatorja e këtij projekti ka qenë Presidentja e Universitetit Luarasi, Fabiola Hysenbelliu e cila është produkt i London School of Economics. Kur na ka shpjeguar këtë ide, vetë nuk e kam besuar në fillim se mund të bëhej realitet. Por me shumë përpjekje, shumë këmbëngulje dhe jam habitur me gatishmërinë e lartë që kemi gjetur te pala britanike.
Problemi nuk qëndronte tek ata, por këtu tek ne, tek shqiptarët – ndaj MAS me politikat që ka shpalosur do ta rishikojë ligjin e arsimit të lartë për ta bërë më fleksibël për t’u dhënë mundësi universiteteve prestigjioze që të vijnë edhe këtu në Shqipëri. E jemi në rrugë të mbarë. Ashtu sikundër ka bërë Universiteti i Londrës që ka grupuar të gjitha këto universtete, edhe ne kemi mbjellë një farë të vogël që ka mbjerrë, ka lëshuar gjethe dhe po ecën. Kjo është Liga e Sipërmarrjes në Arsimin e Lartë e cila grupon 12 universitete aktualisht 12 universitete, kjo ide ka lindur në vitin 2017, e kemi rimarrë sërish, i kemi dhënë jetë dhe do të donim që ligji i ri i arsimit të lartë të pranojë organizime të tilla siç i pranon edhe ligji britanik. Ndërkombëtarizimi i universiteteve është një fjalë e madhe dhe ka shumë aspekte brenda tij.
Një nga aspektet kryesore është ndërkombëtarizimi i universiteteve duke i hapur rrugën studentëve të huaj të vijnë në Shqipëri. Është pikërisht ky organizim i ri i cili ka gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, një punë e shkëlqyer e universiteteve tona dhe institucioneve shtetërore dhe praktikisht pardje kemi përmbyllur diskutimin për projektvendimin që lehtëson vizat për studentët e huaj.
Jam optimist se auditoret për tre programet e studimit do të mbushen shumë shpejt. Jam i bindur se do të jenë programe të suksesshme.