Universitet

LIGA E UNIVESITETEVE - Gjon Dyrrahium hedh hapa vendimtarë për thithjen e studentëve të huaj

Shkruar nga Liberale

LIGA E UNIVESITETEVE - Gjon Dyrrahium hedh hapa vendimtarë për

Bordi Drejtues i Ligës së Universiteteve “Gjon Dyrrahium”, në mbledhjen e tij të radhës, vendosi ndërmarrjen e hapave konkrete për ta kthyer Tiranën dhe Shqipërinë në një destinacion për studentët ndërkombëtarë.

Për këtë qëllim, u propozua që kryeqyteti shqiptar të mirëpresë në fund të muajit tetor Tirana Fair for International Students. Ky panair do të njohë universitetet shqiptare me agjentët e huaj, të cilët do të jenë një urë komunikimi dhe ndërmjetësimi për sjelljen në vendin tonë të studentëve ndërkombëtarë dhe atyre nga hapësira mbarëshqiptare.

Kryetari i Bordit Drejtues, prof. dr. Et’hem Ruka, tha gjatë fjalës së tij se, ka ardhur momenti vendimtar për të hedhur hapa konkretë në thithjen e studentëve të huaj.

“Pas hovit të turizmit bregdetar, turizmit klinik dhe atij dentar, Tirana dhe Shqipëria duhet të bëhen destinacion për turizmin studentor”, theksoi Ruka.

Në këtë mbledhje të Bordit u sugjeruan disa nisma të rëndësishme që do të mundësojnë qëllimin e Ligës për ndërkombëtarizimin e plotë të arsimit të lartë dhe universiteteve në Shqipëri, të tilla si:

Adoptimi i standardeve ndërkombëtare në: Publikimin e kërkimit shkencore me faktor impakti- sisitemi Scopus; Auditimin financiar me kompani ndërkombëtare, të njohura si Big Ten; Implementimin e kodit europian të integritetit akademik- sistemet antiplagjiaturë; Renditja në rankimin më prestigjioz në botë, THE Rankings.

Bordi theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve anëtare dhe angazhimit të përbashkët për të rritur cilësinë akademike, vizibilitetin dhe konkurrueshmërinë e arsimit të lartë shqiptar në nivel ndërkombëtar.

Krijuar në 2017-ën, nga tre institucione arsimore, Liga e Universiteteve “Gjon Dyrrahium” është e para iniciativë në Shqipëri që synon rritjen e cilësisë dhe lobimin për çështjet që prekin arsimin e lartë.

Në shkurt të 2025-ës, Universitetit Europian të Tiranës dhe Tirana Business University iu bashkuan shtatë anëtarë të rinj: Universiteti Luarasi, Kolegji Universitar Qiriazi, Universiteti Aldent, Canadian Institute of Technology, Universiteti Polis, Kolegji Profesional i Tiranës dhe Universiteti Metropolitan i Tiranës.

Në fillim të muajit prill, Bordi Drejtues pranoi unanimisht kërkesën e tre universiteteve për t’u bashkuar me Ligën, Universitetit Epoka, Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Kolegjit Gjerman, duke e çuar kështu në dymbëdhjetë numrin e anëtarëve.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH